Këputet në rrethana të paqarta një përcjellës i linjës së tensionit të lartë në Bradashesh të Elbasanit.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale në elektroshtëpiake janë të konsiderueshme.

Këputja e përcjellit ka shkaktuar panik dhe frikë tek banorët pasi është shoqëruar me tym dhe flakë.
Banorët ankohen se këputja e përcjellësit u ka djegur elektroshtëpiaket.

Sipas tyre kjo është hera e tretë që këputen përcjellës në këtë zonë.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim, ndryshe do të bllokojnë rrugën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këputjen e përcjellësit mund të jetë amortizimi dhe moti i nxehtë.

Drejtoria e OST-së njoftoi se fidrat 6 dhe 13 në Gracen janë të ç’kyçur dhe do të tokëzohen për çështje sigurie, me qëllim riparimin e përcjellësit të këputur nga ana 110 kw.

Sipas të dhënave rreth një mijë e 766 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në zonat Bradashesh, Balldren, Jetesh, Petresh, Gracen, Pajenge, Bizhutë, Tërbaç, si dhe fshatrat Shijon, Reçan, Dopaj, Mamël, Shtemaj, Shëngjin, Jarakullak dhe Ulëm të njësisë administrative Gracen.

https://youtu.be/ty3bUQ4pov4