MOSKË- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur se nëse do të ndodhte një Luftë e tretë Botërore, do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese për të gjithë botën. Reuters shkruan se Lavrov ka thënë se Rusia, e cila prej shtatë ditësh po Lufton kundër Ukrainës, do të përballet me një “rrezik real” nëse Kievi do të fitonte armë bërthamore.