Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të shtohen bashkitë.

Në një raport të dorëzuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Grupi Parlamentar i PD-së ka nxjerrë raportin final duke propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 94, pra 33 bashki me shumë.

Berat – propozohet krijimi i bashkive te reja, Shpirag dhe Otllak.

Dibër – propozohet krijimi i bashkive Maqellare, Shupenze, Lure dhe Kastriot.

Durrës – duhet të shtohen bashkitë Sukth dhe Fushë-Krujë.

Elbasan – konkretisht bashkia Shpat, Bradashesh dhe Lunik.

Fier – kërkohet shtimi i bashkive të reja Levan, Fratar, Dushk dhe Ardenice.

Korçë – propozohet shtimi i bashkive te reja Voskopoje, Leskovik, Drenove, Pojan dhe Starove.

Kukës – kërkohet shtimi i bashkive Bicaj dhe Shishtavec ndërsa në qarkun e Lezhës, propozohet shtimi i bashkive Zadrime, Milot, Bregu i Matit dhe Orosh.

Tiranë – është kërkuar shtimi i bashkive Farkë, Kashar dhe Dajt.

Vlorë – shtimin e bashkive Kotë, Orikum, Novesele dhe Ksamil.

Po ashtu Alibeaj ka propozuar sa i takon nivelit të dyte të qeverisjes, kalimin nga 12 qarqe në 6 rajone.

Rithemelimi i Berishës, nga krahu tjetër kërkon 95 bashki dhe 5 rajone.