GREQI- Mediat greke kanë zbardhur dhe postimin e fundit që ka bërë shqiptari Qamil Taja në rrjetet sociale. Vetëm pak pasi ka vrarë të dashurën, gjithashtu shqiptare, Krisjana Brakaj, 19-vjeç, ai ka publikuar një foto me një shprehje.

“Dobësitë… A ke ndonjë. Po, kisha! Dashurova,”- thuhet në postim.

I riu qëlloi të dashurën, Krisjana Brakaj teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.