Home Top-Lajme Kishte vrarë me armën e shërbimet. Zbulohen detaje nga ekzekutimi i ish-policit

Kishte vrarë me armën e shërbimet. Zbulohen detaje nga ekzekutimi i ish-policit

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Sokol Çelajt, 58-vjeçari, i cili u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe.

Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli. Ai ka ardhur në Shqipëri pasi ishte i ftuar në disa dasma. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, kur iu bë atentati po kthehej në shtëpi, pasi kishte vizituar një të afërm.

Sipas news24, Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit.

Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali.

Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here