• Një zjarr ka shpërthyer në një klub nate në qytetin Kotsani në Maqedoninë e Veriut në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 51 të vdekur. • Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total. • Zjarrfikësit nga të gjitha qytetet përreth, si dhe automjete dhe ekipe mjekësore, u thirrën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe në operacionin e shpëtimit. • Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit.• Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. • Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se po arreston të gjithë personat që kanë lidhje me organizimin e koncertit në Koçan. • Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani janë gjetur 51 viktima dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. • Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik. • Mediat vendade raportojnë se në spitalin e Koçanit janë dërguar 30 persona të lënduar, ndërsa rreth 60 të tjerë janë transportuar me automjete në spitalin e Shtipit. • Në vendngjarje, përveç ministrit Pançe Toshkovski, tashmë kanë mbërritur edhe Stojançe Angelov, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP). • Është paralajmëruar edhe mbërritja e kryeministrit të vendit Hristijan Mickoski.