Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas raportimeve personat kanë qenë të ulur në një tavolinë bashkë, ku 2 prej tyre janë zënë fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nisur të grushtohen.

Pas konfliktit dyshohet është qëlluar vetëm 1 herë me armë zjarri drejt njërit prej personave të përfshirë në konflikt dhe në vendngjarje është gjetur vetëm një gëzhojë.

Sipas burime për Dosja.al të shtënat janë regjistruar pas një konflikti për para me përqindje.

Një person pas konfliktit, dyshohet se është dërguar për mjekim në një spital privat.

Pak më parë policia reagoi përmes një njoftimi me informacione parapraka, ku ka hedhur poshtë lajmet se ka të plagosur.