Ditën e sontme një konflikt me thika ka ndodhur mes dy adoleshentëve në qytetin e Korçës.
Sipas burimeve mësohet se shtetasi M.B 19-vjeç banues në fshatin Barç, Korçë,ka plagosur me thikë një 17-vjeçar për motive të dobëta. Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital per të marrë mjekimet e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 19-vjecari është vënë në pranga nga policia .
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





