• Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit.• Policia bën me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie. • Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. • Sipas informacioneve autori, Ylber Jaku, 41-vjeç, dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia dhe sapo ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar duke i marrë jetën. • Gjithashtu policia bëm me dije se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar ditën e djeshme ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët. • Si autore e plagosjes së çiftit të bashkëshortëve u arrestuar vajza 21-vjeçare, motra e viktimës së sotme. • Sipas dinamikës rezulton se A. Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që po mjekohen në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se sot i afërmi i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.• Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. • Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.
Zhvillimet kryesore:
Ngjarja në Has/ Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje
HAS- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit, ku viktimë mbeti Rushit Sallahu. Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Siç raportohet kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit. Por me sa duket autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin.
Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete. Sakaq Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra sot nga Ylber Jaku në fshatin Pla në qarkun e Kukësit, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.
Si pasojë e dhunës, të dy të moshuarit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku nëna e autorit Ylber Jaku ka thyerje të legenit. Për këtë konflikt, motra e viktimës është arrestuar një ditë më parë dhe ndodhet në burg. Gjatë ditës së sotme, autori Ylber Jaku 41-vjeç ka vizituar të moshuarit në spital dhe duke parë gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës, ka vrarë në fshat vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.
Vrasja për pronat në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte paralajmëruar krimin, ja çfarë shkruante në rrjetet sociale 41-vjeçari që sapo ishte kthyer nga Anglia
HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ekzekutoi me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu. Por siç duket Ylber Jaku, autori i vrasjes e kishte paralajmëruar krimin.
Në rrjetin social Facebook, ai ka postuar foto me mbishkrime ku lajmëron drejtësi në emër të Allahut. Si një njeri që beson në fenë islame, Jaku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.
Gjithashtu Ylber Jaku jetonte në Angli, por pas konfliktit në të cilin ishin dhunuar prindërit e tij një ditë më parë, ka prerë biletën dhe më pas ka mbërritur në Has, aty ku edhe ka kryer vrasjen.
Vrasja për motive pronësie në Has, ja kush është autori i dyshuar i ngjarjes
HAS- Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has. Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.
Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. Sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Konflikti për pronat dhe hakmarrja për plagosjen e çiftit të bashkëshortëve në Has/ Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë
HAS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Has, ku viktimë mbeti 34-vjeçari Reshit Sallahu. Sipas informacioneve autori, Ylber Jaku, 41-vjeç, dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia dhe sapo ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar duke i marrë jetën. Gjithashtu policia bëm me dije se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar ditën e djeshme ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.
Si autore e plagosjes së çiftit të bashkëshortëve u arrestuar vajza 21-vjeçare. Por ditën e sotme (7 maj), në orën 16:40, Policia raporton se Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.
Sipas dinamikës rezulton se A. Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që po mjekohen në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se sot i afërmi i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.
Po ashtu mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.
Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.
Njoftimi:
Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.