KOSOVE – ‘Dardanët’ kanë fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’, falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj.

Kosova, të dielën, nga ora 18:00, do ta luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Murcia të Spanjës, me synim të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve, çka është edhe afër qëllimit. Për këtë, “Dardanëve” u mjafton edhe një barazim, paçka se ata do të kërkojnë ta fitojnë edhe këtë ndeshje të dytë.

Edhe pse Franco Foda në këtë ndeshje do të jetë pa Valon Berishë, Arijanet Muricin dhe Donat Rrudhanin, pjesa tjetër e ekipit duket që është gati për këtë sukses, që do të ishte edhe një histori.