Kreta nuk ka qetësi.
Dje ishulli u godit nga një tërmet 5.7 i shkallës rihter ndërsa sot është regjistruar një tërmet me magnitutë 4.2 ballë i shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kretë, në një zonë 7 km në jugperëndim të Arkalochorit, me thellësi 5 km.
Tërmeti i radhës ka tronditur banorët e zonës dhe është ndjerë në Heraklion dhe në pjesën më të madhe të Kretës lindore.
Ende nuk ka raportime rreth dëmeve materiale.