Kristian Prenga, kampioni shqiptar i boksit, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të rëndësishëm përmes një Instagram story.

Ai ka bërë të ditur se ka synim të marrë pjesë në edicionin e tretë të Big Brother VIP në Shqipëri. Është e njohur që boksieri ka pasur një lidhje në të kaluarën me Rike Roçin.

Megjithatë, Prenga thekson se aktualisht nuk e sheh asnjë konkurrent të fortë brenda shtëpisë, por do të vlerësojë situatën dhe nëse e konsideron të arsyeshme, do të futet në këtë aventurë në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP.

“Kam marrë shumë mesazhe pse nuk jam pjesë e Big Brother këtë vit, mbase kjo pyetje më bëhet dhe për një fakt që tashmë publiku e di. Por mendoj që akoma nuk ka asnjë konkurent të fortë brenda. Nëse do të jetë një konkurent i fortë në vazhdim, do e mendoj”, shkroi Prenga në rrjetet sociale.

Ju rikujtojmë se Rikja është parë e afërt me dy prej djemve, Meriton Mjekiqin dhe Romeo Veshajn.