Është arrestuar mesditën e sotme shtetasi me iniciale T.B, banues në Arrameras, Fushë Krujë. Ai ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh, për kultivim të bimëve narkotike.

Në vitin 2021 ai ishte bashkautor i një rasti të kultivimit të bimëve me anë të llambave, që u godit nga Policia e Kurbinit.
Në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të arrestuar gjatë operacionit policor ,ai kishte përshtatur me llamba, një lokal në katin e parë të një banese, në Kurbin, për kultivimin e bimëve narkotike.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.