Mbi 7 mijë udhëtare kanë mberritur në portin e Durrësi përgjatë fundjavës, duke shënuar dhe ditën me fluks më të lartë lëvizjesh në këtë pikë kufitare.

Shtetasit shqiptar, mes tyre dhe të huaj kanë mberritur me 5 tragete përmes linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës.
Nga ana e autoritetit portual janë marë të gjithë masat e duhura për të përballuar fluksin në rritje, duke krijuar lehtësira brenda territorit të portit në qarkullim.

Sakaq nga ana e policisë së kufirit është dyfishuar numri i pikave të kontrollit të dokumentacioneve duke shmangur rradhët e gjata.

Përgjatë tre ditëve të fundit nëpërmjet portit të Durrësit kanë hyre në mbi 20 mije shtetas shqiptarë mes tyre dhe të huaj që vijnë ne vendin tonë për të kaluar festat e fundvitit.