Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer koment me aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku.

Teksa ku i fundit shpërndau pamje nga Bubqi në “Instagram” duke e quajtur “fshati më i bukur në botë”, Rama i ka kthyer përgjigje duke i thënë se Bubqi është qytet, jo fshat siç e komentin Kallaku.

Kryeministri Rama në postimin e tij duket se e ka harruar mbiemrin e aktorit dhe i shkruan Bes Kalluku.

Postimi

Kallaku: Cfarë është ajo gjëja aty Shako? Ai është fshati më i bukur n’bot Alban, fshati më i bukur n’bot. (3 herë).

Rama: Ku je Bes Kalluku ku je? Osht Bubq City jo country vlla, se country o i modh për Bubqin e vogël.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Rama përuroi 122 banesat e reja në Bubq në kuadër të programit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.