Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet për një të plagosur.

Një konflikt i ndodhur mes një polici të patrullës së policisë me një person ka agravuar në përdorimin e armës. Gjatë sherrit polici ka plagosur qytetarin me armën e shërbimit.

Raportohet nga vendngjarja se personi ka kundërshtuar policin dhe më pas sherri ka agravuar me përdorimin e armës.

Personi ka mbetur i plagosur në këmbë.

Burime informojnë se ai është djali i një polici tjetër në këtë komisariat.

Rasti po hetohet nga AMP.

https://youtu.be/c4N4CXk5w-w?si=I1X4wn_xG_HcpqGb