Gjatë periudhës që vendi ynë është përballur me pandeminë Covid-19, ka patur persona që nuk kanë pasur asnjë shenjë dhe thonë se nuk janë infektuar nga Covid-19. Kjo i ka bërë ata të mendojnë edhe se mund të jenë imunë ndaj kësaj sëmundje.

Shefja e Departsmentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka sqaruar sot se ky është një mit dhe se çdo person mund të infektohet nga virusi.

Bino ndër të tjera shton se edhe nëse një person e ka kaluar koronavirusin mund të infektohet përsëri me variantet e reja, të cilat rrezikojnë të shfaqen edhe në forma më të rënda.

Për të gjitha këto arsye, Bino iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen.

“Është një përshtypje shumë e gabuar pasi çdo person mund të infektohet nga COVID. Këta persona mund të kenë qenë të infektuar, por në mënyrë asimptomatike. Nga ana tjetër këta mund të rinfektohen me variantet e reja të cilat janë tepër të transmetueshme, për të cilat duke mos qenë të vaksinuar mund të bëhen format e rënda të sëmundjes. Bile mund të shtrohen në spital, dhe mund të shkaktohen për fat të keq edhe vdekje. Kjo është arsyeja pse çdo person, pavarësisht e ka kaluar apo jo COVID, duke të vaksinohet. Ka pasur po jo kontakt me një person me COVID, duhet të vaksinohet”, shprehet Bino

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here