Dollari amerikan është blerë me 116.2 lekë dhe është shitur me 117.2 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar një rritje të lehtë.

Sakaq monedha evropiane euro blihet me 116.3 lekë dhe shitet me 117 lekë për të disatën ditë me radhë, duke treguar një farë qëndrueshmërie.

Rënia ka pësuar paundi britanik, i cili sot blihet me 131.7 lekë dhe shitet me 134 lekë.

Ndërsa franga zvicerane ka shënuar sërish një rritje të lehtë, pasi blihet me 119. 8 lekë dhe shitet me 121.8 lekë.