Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol në një lokal në Shkodër.

Sipas raportimeve, pronari i biznesit të sulmuar është identifikuar si Gjin Guri.

Ky i fundit pak vite më parë është arrestuar nga policia, pasi ka shkëmbyer zjarr me efektivët në një aksion antikanabis në Dukagjin.

Nga shpërthimi me tritol, nuk raportohet për persona të lënduar.