Një projektligj amnistie të burgosurish, i hartuar nga ministria e Drejtësisë, ka kaluar nga qeveria në Parlament dhe pritet të marrë okejin e fundit para se të vihet në zbatim në prag të festave.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja thotë se pritet që kjo amnisti të marrë pëlqimin e deputetëve dhe t’u japë mundësinë 600 të dënuarve që të kalojnë festat e fundvitit me familjarët.

Mes 600 të dënuarve, janë gratë e burgosura që do të përfitojnë më shumë dhe po ashtu të miturit.

Qëllimi i këtij projektligji është përjashtimi tërësisht apo pjesërisht nga dënimi i personave që përfitojnë sipas kritereve të këtij ligji.

Të miturit me këtë projektligj si kategori janë përfituesit më të mëdhenj së bashku me gratë e dënuara.

Përfitojnë rreth 600 të dënuar, që do të kenë mundësi të kalojnë festat pranë familjarëve.

Për autoritetet, kjo amnisti duhet të shihet si një mënyrë e mirë rehabilitimi për të burgosurit që do të fitojnë lirinë.