Publikohet foto e të riut që humbi jetën në aksident një natë më parë në Elbasan.

Fiori Sula, 20 vjeç, u përplas nga një mjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Megjithëse iu dha ndihma e parë, ai vdiq gjatë rrugës për në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Fiori Sula banonte me familjen në lagjen nr 3 në Cërrik.