Romeo Laze, 41 vjeç është arrestuar nga policia ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij B. Ç., 26 vjeç, pasi akuzohen se kishin përshtatur një garazh në Sarandë në laborator kokaine.

Gjatë operacionit të zhvillur një ditë më parë policia sekuestroi 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Laze dhe bashkëpunëtori i tij dyshohet se shpërndanin doza kokaine në disa zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ,“Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.

Po kush është Romeo Laze:

41-vjeçari Romeo Laze rezulton i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. Ai është pronar i një lavazhoje, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil. Laze u arrestua duke shpërndarë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Sarandë.