GREQI- Kledi Sulollari i datëlindjes 1994, është shqiptari që është vënë në pranga nga poilicia greke mëngjesi ne sotëm, pas një tentative përdhunimi. Mediat greke kanë publikuar identitetin dhe foton e 28-vjeçarit shqiptar që akuzohet për të paktën 6 përdhunime në Greqi.
Shqiptari kishte marrë edhe nofkën ‘Dragoi i Pireut’. Ai u kap në afërsi të sheshit 25 Mars në Nice, pasi sulmoi dhe tentoi të përdhunonte një të re, e cila po kthehej në shtëpi. Kur ajo rezistoi, 28-vjeçari filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Një banor dëgjoi thirrjet e vajzës për ndihmë dhe njoftoi policinë. Efektivët në vendngjarje dhe identifikuan një burrë, rreth një kilometër nga vendi i sulmit, i cili përputhej me përshkrimin e vajzës.
Në fakt, sipas informacioneve, kur policia e ndaloi, konstatoi se ai kishte gërvishtje me thonj në fytyrë dhe zinxhirin e pantallonave të hapur. Oficerët e policisë e kanë çuar në Repart, e kanë fotografuar dhe më pas kanë shkuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës, ku po trajtohej vajza, pasi burri i kishte plagosur rëndë syrin. E reja ka bërë të mundur identifikimin e shqiptarit përmes fotove, ndaj dhe autoritetet greke kanë vijuar me procedurat për 28-vjeçarin shqiptar.




