Një lajm tronditës ka ardhur për Kombëtaren e Francës një ditë para startit të Botërorit “Qatar 2022”.
Pas dëmtimit të Kristofer Nkunkut para pak ditësh, sot është raportuar se edhe Karim Benzema rrezikon të qëndrojë jashtë Botërorit.
Sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim dhe stërvitjen e sotme dhe u detyrua që ta braktiste sërish atë pa e çuar deri në fund.
Ky është vërtet një lajm i keq për Didier Dershamp, i cili rrezikon të humbasë fituesin e “Topit të artë” në këtë Kupë Bote.
Nuk ka ende një njoftim apo komunikim zyrtar nga “Gjelat”, por raportimet e fundit, nuk janë shumë premtuese për situatën e Benzema.