Dashi
Përpiquni të përdorni vetëbesimin tuaj të lartë sot. Edhe pse kjo do të jetë një ditë plot tension, sërish do të mund t’ia dilni mbanë. Mos u tregoni të çrregullt në sjelljen tuaj, sidomos me bashkëshortin/bashkëshorten, përndryshe mund të prishet qetësia në shtëpi.
Demi
Do të keni kohë të mjaftueshme për të bërë gjëra për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen tuaj. Sot duhet të përqendroheni në nevojat e të tjerëve, por të qenit tepër bujarë me fëmijët tuaj do t’ju sjellë vetëm telashe. Sot do të keni një bisedë të thellë me partnerin/partneren tuaj dhe do të kuptoni se sa shumë e doni njëri-tjetrin.
Binjakët
Performanca e fëmijëve tuaj mund t’ju sjellë kënaqësi të jashtëzakonshme. Mund të ketë një përvojë romantike në jetën tuaj sot. Mendoni dy herë përpara se të ndërmerrni ndonjë projekt të ri.
Gaforrja
Shëndeti juaj mund të kërkojë vëmendje. Një marrëveshje e re financiare mund të finalizohet. Ka gjasa që sot të takoni dikë mjaft të dashur për të cilin ju ka marrë malli shumë. Probleme të reja mund të shfaqen për ju në vendin e punës, veçanërisht nëse nuk i trajtoni gjërat në mënyrë diplomatike.
Luani
Mbani dietën tuaj nën kontroll dhe bëni ushtrime për të qëndruar në formë. Sot duhet të ndaloni shpenzimet e tepërta të panevojshme, përndryshe mund të ketë mungesë parash. Do të jeni në qendër të vëmendjes në një mbledhje shoqërore ku do të merrni pjesë sot. Udhëtimi do të nxisë lidhje të reja romantike.
Virgjëresha
Ju mund të fusni një mik në vështirësi nëse veproni me nxitim. Mos u dorëzoni ndaj kërkesave emocionale të të dashurit/dashurës suaj. Megjithëse, mund të mos jeni në gjendje t’i zbatoni të gjitha planet sot, ka gjasa që të përfundoni punët që ju kanë shqetësuar më shumë gjatë këtyre ditëve.

Peshorja
Sot do ketë një dalje të vazhdueshme parash dhe mund të hasni vështirësi financiare. Miqtë e vjetër do të jenë mbështetës dhe ndihmues. Sot mund të bëni diçka të mrekullueshme në punë. Nuk do të shqetësoheni se çfarë mendojnë njerëzit për ju.
Akrepi
Shpenzimi i parave për kërkesat thelbësore të familjes mund të ndikojë në situatën tuaj financiare. Do ta keni të vështirë t’i kënaqni prindërit tuaj. Mundohuni të jeni të kuptueshëm dhe t’i shikoni gjërat nga këndvështrimi i tyre, për të zgjidhur këtë situatë. Mos tërhiqni vëmendjen e tepërt në jetën tuaj të dashurisë.
Shigjetari
Nëse jeni duke bërë një gjykim për zgjedhjet e njerëzve të tjerë, bëni kujdes të mos lëndoni ndjenjat e tyre. Thënia e gjërave të gabuara jo vetëm që do të ndikojë tek ata, por do të krijoni edhe një përshtypje të keqe për veten tuaj. Partneri/partnerja juaj mund të jetë duke kërkuar një angazhim më të fortë në marrëdhënien tuaj.
Bricjapi
Do të jeni shumë të prekshëm emocionalisht, prandaj qëndroni larg situatave në të cilat ka gjasa të lëndoheni. Kur jeni në humor të mirë, energjik dhe të dashur, natyra juaj gazmore do të kënaqë edhe ata që ju rrethojnë. Sot, mund të merrni një vizitë të papritur nga një i/e afërme.
Ujori
Një mbrëmje në kinema/teatër apo darkë me bashkëshortin/en, do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Sot do të mendoni të bëni diçka të re në kohën tuaj të lirë. Madje, do të jeni aq të zënë me këtë detyrë sa të gjitha gjërat e tjera do të kthehen në prapaskenë.
Peshqit
Jeni pak konfuz sot. Veçanërisht në çështjet e dashurisë po tregoni pak pasiguri. Kjo ju bën të reagoni keq dhe ju fut në vështirësi përballe partnerit.