Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ta dënuar me dy vjet burg, policia i ka shkuar në shtëpi ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për ta arrestuar.
Aksioni i policisë erdhi pasi SPAK kërkoi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila vendosi që ish-prokurori i Përgjithshëm të mbyllet në qeli.
Aktualisht policia ndodhet në banesën e Llallës, por besohet se ish-kryeprokurori nuk është në Shqipëri.
Sipas avokatit mbrojtës, Adriatik Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë.
Kujtojmë se Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive të ish-kryeprokurorit, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.