‘Pleshti’ zbulon se momenti më emocionues për të ka qenë kur stadiumi “Bombonera” thërriste emrin e tij pas një fitoreje ndaj Venezuelës

FRANCE – Lionel Messi nuk mundi t’i mbante lotët kur u pyet, se si ndihej kur u brohorit nga turma, e cila vazhdoi të bërtiste emrin e tij, në fushë në ‘Bombonera’, pasi Argjentina mposhti Venezuelën (3-0), në një ndeshje të kualifikueset për Kupën e Botës në Katar.

“Mendoj se ishte momenti më i bukur i karrierës sime sportive”,- është shprehur shënuesi dhe ylli argjentinas në dokumentarin e Netflix: “Be Eternal: Champions of America” (Bëhu i përjetshëm: Kampionët e Amerikës), pa mundur t’i mbajë lotët.