Një burrë në Librazhd tenton t’i japë fund vetes duke kapërdirë nga goja pleh kimik.
L.A. 44 vjeç u dërgua me urgjencë nga familjarët në spitalin e Librazhdit pasi kanë konstatuar gjendjen e rënduar të tij.
Pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në këtë spital, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë më të specializuar.
Ende nuk dihen shkaqet që e dërguan 44-vjeçarin të ndërmarrë aktin vetvrasës.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Librazhd/ Informacion paraprak
Më datë 26.09.2021, shtetasi L.A., 44 vjeç, banues në Librazhd është vetëhelmuar me pleh kimik, dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.