Unik, i papërsëritshëm, i paarritshëm… Leo Messi fiton Topin e 8 të Artë. Pasi preku qiellin në Katar me ekipin e tij dhjetorin e kaluar, duke fituar Kupën e Botës, i vetmi titull që i mungonte, ylli argjentinas e zgjeroi edhe më shumë legjendën e tij duke fituar Topin e Artë të tetë, të cilin e mori nga David Beckham.

Katërmbëdhjetë vjet pasi fitoi Topin e Artë të parë, kur ishte ende vetëm 22 vjeç, Messi, tashmë 36 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, tregoi edhe një herë se askush nuk mund të ndjekë gjurmët e tij.

Vendin e dytë e zuri Haaland, i ndjekur nga Mbappe dhe Kevin de Bruyne.

5: Rodri (Manchester City & Spain)
6: Vinicius Junior (Real Madrid & Brazil)
7: Julian Alvarez (Manchester City & Argentina)
8: Victor Osimhen (Napoli & Nigeria)
9: Bernardo Silva (Manchester City & Portugal)
10: Luka Modric (Real Madrid & Croatia)