FRANCE – Ajo dihej edhe më herët, pritej vetëm zyrtarizimi. Ceremonia gala për dhënien e çmimeve “The Best”, u mbyll me shpalljen e fituesit të trofeut të “Lojtarit më të mire” të vitit, çmim të cilin e meritoi kapiteni i kampionëve të Botës, argjentinasi Lionel Messi.

Fitorja e Kupës së Botës pas 36 vitesh me Argjentinën, si dhe forma e shkëlqyer që ka shfaqur Messi deri më tani këtë sezon, edhe te francezët e PSG-së i dhuruan “Pleshtit” çmimin e shumë kërkuar individual, teksa përballë tij në garën për çmimin ishin dy francezët Kylian Mbappe (PSG) dhe Karim Benzema (Real Madrid).