Katër oficerë janë plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit kundër vaksinave në qendër të Londrës.

Demonstruesit u përpoqën të sulmonin selinë e Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Londrën qendrore.

Këto protesta vjijnë pasi 200,000 adoleshentë i janjë shtuar listës për vaksinim të detyrueshëm.

Por trupi këshillues i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar të japë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të moshës 12-15 vjeç vetëm për arsye shëndetësore.

MHRA është organi qeveritar përgjegjës për miratimin e vaksinave të koronavirusit.

Andreë Wood, këshilltar për Canary Wharf, tha se po shpërndaheshin fletushka për vaksinimin e fëmijëve.