Rusia po tenton t’i demonstrojë botës se ka armë të fuqishme që përballojnë edhe sulmet bërthamore.

Një avion i sapondërtuar, i operuar nga Forcat Ajrore Ruse, thuhet se ka dalë në qarkullim në Moskë.

Sipas mediave shtetërore ruse, puna për avionin ushtarak filloi vitin e kaluar. Modeli i ri i avionit, i aftë t’i bëjë ballë një shpërthimi bërthamor, do të funksiononte si një komandë e mundshme ajrore dhe mjet trnsporti në një fatkeqësi si konflikti me armë bërthamore.

Të dhënat tregojnë se avioni u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës në orën 16:16, dhe rruga e fluturimit tregon se avioni bën qarkullime të shumta në hapësirën ajrore mbi Moskë.

Sipas të dhënave të faqes, avioni qarkulloi për 3 orë e 41 minuta, përpara se të ulej në të njëjtin aeroport. Lloji i avionit është renditur si një model “Tu-214VPU”.

Një tjetër version i Tu-214 kreu fluturimin e tij të parë në aeroportin e Shoqatës së Prodhimit të Aviacionit Kazan në 2013.