Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zbuluar se forcat e ushtrisë së Vladimir Putinit kanë plane për të pushtuar Moldavinë.

Sipas Daily Mail, Putin, i cilësuar si “Diktatori i fundit i Evropës”, iu drejtua sot zyrtarëve të tij të sigurisë, teksa qëndronte përpara një harte dhe tregonte një operacion të planifikuar në fqinjin jugor të Ukrainës.

Në hartë, detajonte linjat ruse të sulmit drejt Ukrainës, disa prej të cilave janë materializuar në ditët e para të pushtimit. Por u duk sikur tregoi edhe disa sulme që ende nuk kanë ndodhur.

Lukashenko drejton shkopin drejt qyteti Odessa dhe me pas në Moldavi, duke thewnw se Rusia planifikon të dërgojë trupa në fqinjin e Ukrainës.

Po ashtu, Lukashenko flet edhe për sulmet me raketa nga Bjellorusia kundër objektivave ukrainas.