Lulzim Basha: Vetëm një qeveri që vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të ofrojë zgjidhje reale.

Një qeveri e tillë u pengua nga masakra zgjedhore q ndali ndryshimin me 25 prill. Shpresa për t’u ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë goditje të njëpasnjëshme prej një viti. Përpjekjet tona për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të tillë i është mbivendosur një luftë e brendshme.

Personalisht investova gjithcka. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Kush kishte të drejtë dhe kush ishte gabim. Përpjekja ime për të mbajtur PD-në të bashkuar nuk kishte sukses. Si rezultat sot PD po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar , i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete mbi atë që e kam quajtur vendimin më të rëndë politik, jap dorëhqejen nga posti i kreut të PD.