Vrasja e Martin Çeços ku ‘mollë sherri’u bë një vajzë.

Motra e Martin Çeços ka ngritur akuza të forta ndaj 18-vjeçares, e cila dyshohet se u bë shkak për vrasjen e 26-vjeçarit.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimet e 18-vjeçares se ajo nuk e njihte Martin Çeçon dhe se nuk kishte punuar kurrë në byrektore, ndërsa u shpreh se vajza, e cila dyshohet se u shkas për vrasjen e 27-vjeçarit, është mashtruese e madhe.

“Sapo dola nga komisariati, jam me motrën. Ajo gënjen, janë të gjitha gënjeshtra. Është shumë mashtruese e madhe. Nuk është e vërtetë që vajza nuk punonte në byrektore. Ajo mori vëllain në qafë.

Nuk e di kush është i dashuri i vajzës, por fajet i ka ajo që vëllai iku. Në polici nuk është fare ajo, vajza në video. Të na ballafaqojë me vajzën, do ia nxjerr sytë me duart e mia. Se di si ka qenë puna e njohjes së tyre. Ata e dinë, por do ndoshta ka qenë ajo që ka shtyrë vëllain të dilte jashtë.

Nuk kishin pse e bënin me vëllain një gjë të tillë, ishte shumë i urtë. S’kishte pse ta vriste. Nuk ishte kriminel ai që ta vrisnin.”- tha ajo.