Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Një automjet tip “Volksëagen” i drejtuyar nga Arjan Yze 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij Majlinda Yze 50 vjece, doli nga rruga dhe ra në ujërat e përroit të Lengajcës të lumit Shkumbin.
Për pëasojë kanë humbur jetën burrë e grua.
Aksidenti u pikas me vonesë dhe për çiftin e bashkëshortëve nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe reparti zjarrfikës të cilët nxorën trupa e pajetë dhe automjetin.
https://youtu.be/zhQmIC6FKPQ
Mësohet se burrë e grua udhëtonin nga Tirana në drejtim të vendbanimit të tyre, Devolli.
Sipas të dhënave paraprake burrë e grua, Arjan dhe Majlinda Yze ishin duke komunikuar me familjarët e tyre. Por papritur linja u shkëput në orën 20.00, duke bërë që familjarët të kuptonin se diçka kishte shkuar keq.
Ndaj dhe familjarët e çiftit të ndjerë kanë lajmëruar menjëherë policinë, dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit Pishkash-Përrenjas.
Më në fund mjeti u gjet i rënë në përrua por bashkëshortët fatkeqësisht kishin humbur jetën.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet që shkak të jetë bërë për
gjumja.





