Aksident në aksin Milot-Morinë. Një automjet është përplasur me makinën e policisë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë.
Automjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli u përplas me makinën me 3 efektivë të Policisë së Kukësit të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.