Aksident në Elbasan, mjeti përplas një grua.
Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Metalurgji.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar rëndë një grua e cila u transportua për në spital.
Automjeti i cili përplasi gruan është larguar nga vendi i ngjarjes dhe shoferi e ka rënduar së tepërmi situatën e tij në këtë ngjarje.
Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit.





