Aksident me vdekje në aksin Kavajë-Durrës. Makina përplas këmbësorin.

Një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.