Një 70-vjeçar është përplasur nga makina në afërsi të Muzeut Kombëtar në Tiranë.

Policia bën me dije se i moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi Ç. N., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Tiranës.