Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kukës, ku një makinë është përplasur me një triçikël, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të këtij të fundit.
Sipas burimeve, shoferi i triçiklit u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.