Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në zonën e kthesës së Rinasit. Uniformat blu bëjnë me dije se mjeti me drejtues M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime efektivi i cili pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here