Një mamba e zezë ka hyrë në një klasë studentësh adoleshentë në Zimbabve duke kafshuar një 17-vjeçare e cila vdiq 20 minuta më vonë.

Melody Chiputura ndjeu një pickim në kofshën e saj ndërsa i tha menjëherë mësuesit të saj. Disa studentë vrapuan, të tjerë e tërhoqën Melody mënjanë, ndërsa disa studentë vranë kafshën helmuese.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ajo vdiq nga helmi i mamba-s së zezë, i konsideruar si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Christopher Murenga, drejtor i shkollës së mesme Rushinga ku ndiqte Melody, foli për incidentin, duke thënë: “Ajo menjëherë bërtiti duke thënë se diçka e kishte kafshuar.

‘Të gjithë jemi në shok. Nuk e kemi idenë se nga erdhi ky gjarpër. Klasa është shumë larg habitateve të mundshme të gjarpërinjve.’

Melody u varros pranë shtëpisë së saj duke lënë të tronditur familjen, komunitetin dhe shokët e klasës pasi askush nuk është i sigurt se si gjarpri hyri në klasë në fillim.

Megjithatë, mendohet se gjarpri ka hyrë në klasë kur të gjithë nxënësit ishin të zënë në terren duke bërë aktivitete sportive.