‘Mami im nuk ka para që unë të vijë në stadium, ne nuk kemi para për të ngrënë bukë”.
Kjo ka qenë letra e një tifozi 6-vjeçar, Joe, drejtuar klubit anglez Swindon.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se klubi anglez është prekur nga letra e tifozit të vogël, i cili i kishte ngjitur letrës edhe disa monedha.
Gjatë letrës që i ka çuar Swindon, vogëlushi ka treguar arsyen përse nuk ka mundësi të shkojë në stadium për të parë nga afër skuadrën e zemrës, dhe kjo ka qenë pasi nuk ka mjaftueshëm para.
Klubi e ka postuar këtë mesazh në rrjetet sociale, duke kërkua gjithashtu edhe ndihmë për familjen e Joe.