SPANJE – Manchester United bën një hap shumë të madh drejt finales së Europa league. Skuadra e Ruben Amorim arriti të marrë një fitore me shumë peshë në San Mames ndaj Athletic Bilbaos me rezultatin 3-0.
Manchester United e vuri ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 3-0. “Djajtë e Kuq” e zhbllokuan rezultatin me Garnachon, por goli i argjentinasit u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë ne minutën e 30-të Skuadra e Amorim shënoi sërish këtë radhë gol të rregullt me Casemiron për të marrë avantazhin 1-0. 6 minuta më vonë, Bilbao mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Dani Vivian, ndërkohë që Manchester United fitoi një 11 metërsh që Bruno Fernandes e ktheu në gol, duke e çuar në 2-0 rezultatin për “Djajtë e Kuq”.
Pak para fundit të pjesës së parë, portugezi shënoi edhe golin e tretë për Manchester United. Në pjesën e dytë nuk pati histori të tjera dhe “Djajtë e Kuq” administruan avantazhin e pjesës së parë dhe tani shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit.
Në gjysmëfinalen tjetër të Europa League, Tottenham iu imponua Bodo/Glimt duke e mundur 3-1. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të skuadrës londineze. Brennan Johnson e zhbllokoi që sfidën që në minutën e parë, ndërkohë që në të 34-tën ishte James Maddison që shënoi për Hotspurs. Në pjesën e dytë, skuadra londineze fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Solanke për të çuar rezultatin në 3-0.
Në Conference League, Chelsea është me një këmbë në finale me skuadrën londineze që iu imponua Djurgarden në transfertë duke e mundur 4-1. Fati i ndeshjes u përcaktua paraprakisht që në pjesën e parë të cilën skuadra e Marescas e mbylli 2-0.
Jadon Sancho ne minutën e 13-të i dha avantazhin Bluve të Londrës, ndërsa në të 43, Madueke dyfishoi shifrat për Chelsean. Në pjesën e dytë ishte Nicolas Jackson që gjeti golin duke e cuar rezultatin në 3-0. Po ky futbollist plotësoi dygolëshin e tij duke e cuar rezultatin në 4-0. Për Djurgarden Mulugeta shënoi golin e nderit dhe sfida u mbyll 4-1.
Në ndeshjen tjetër të këtij kompeticioni Betis arritit të fitojë ndeshjen e parë gjysmëffinale me Fiorentinën me rezultatin 2-1. Real betis e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 me golin e shënuar nga Ezzalzouli.
Në pjesën e dytë, Antony dyfishoi shifrat për skuadrën andaluziane ndërkohë që Fiorentina finaliste e dy edicioneve të fundit shkurtoi diferencën me Mandragora duke lënë gjithcka të hapur për sfidën e kthimit që do të luhet në Firence.