Devoll: Marsel Buçi ka treguar se si u rrah nga shefi i krimeve të komisariatit të Devollit, Pashk Syziu. ‘Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushta dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati.
Nga ana e tij Pashk Syziu ka mohuar kategorikisht të ketë ushtruar dhunë dhe sipas tij për këtë ka edhe dëshmitarë.