• Një masakër me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur ka tronditur pasditen e sotme Shkodrën dhe të gjithë vendin. • Dy makina në lëvizje raportohet se kanë shkëmbyer zjarr ndaj njëra-tjetrës, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar duke u përplasur në murin e një banese. • Deri më tani janë identifikuar dy nga viktimat, të cilët janë Hamza Lici dhe Flutura Basha. • Bëhet po ashtu me dije se një nga viktimat ka qenë kalimtar i rastit. • Ndërkohë që dy të plagosurit rëndë janë Arlind Bushati dhe Bashkim Basha. • Bashkim Basha dhe Flutura Basha ishin dy kalimtarë në vendngjarje dhe skishin lidhje me përplasjen mes dy grupeve. • Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qenë kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe po ashtu ish-kandidat për Partinë Demokratike në degën Shkodrës, në kohën që ishte kryetar i PD-së, Lulzim Basha. • 32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. • Më herët në një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022. • Ndërkohë, raportohet se Hamza Lici, nip i familjes Bushati, është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. • Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë. • Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qenë kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe po ashtu ish-kandidat për Partinë Demokratike në degën Shkodrës, në kohën që ishte kryetar i PD-së, Lulzim Basha. • 32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. • Më herët në një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022.