GREQI- Rëndohet bilanci i të atentatit në Athinë. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë dy të vdekur dhe një grua të plagosur. Zona është rrethuar nga forca të forta policie.
Siç u bë e ditur, i armatosuri po qëndronte në një lokal i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment u hodh nga vendi i fshehjes dhe hapi zjarr ndaj klientëve të lokalit. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.
Viktimat janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga personi i armatosur goditi një grua të ulur në një tavolinë aty pranë në stomak. Bëhet e ditur se një person ka humbur jetën në vend pasi ka marrë dy plumba në kokë, ndërsa i dyti është qëlluar në gjoks dhe ka përfunduar duke u dërguar në Kryqin e Kuq.
Në të njëjtin spital është dërguar edhe gruaja e plagosur gjatë ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.
Autoritetet në Gtreqi flasin për larje hesapesh vetëm pak minuta pas të shtënave ku një shqiptar ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në Greqi. Pas të shtënave , paniku mbizotëroi në sheshin e Smyrna-s së Re, i cili ishte i mbushur me njerëz, si dhe shumica e dyqaneve, pasi shumë kishin zgjedhur të dilnin për të parë finalen e Kupës së Botës.
Zona, menjëherë pas të shtënave ndaj sulmuesit, është rrethuar nga forcat e policisë A dhe një ambulancë e EKAV -së ka marrë dy të plagosurit dhe të ndjerin që ishte pronari i kafenesë.
Sipas informacioneve, viktima me origjinë shqiptare ka qenë jashtë kafenesë kur autori, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka kaluar aty dhe e ka qëlluar. Shqiptari ka qëlluar gjithashtu dhe bashkëshorten e të nderit si dhe një bashkëkombas të tij.
Protothema ka publikiuar një video nga momenti kur i panjohuri me maskë kirurgjikale hyn në një lokal në sheshin e Nea Smyrni dhe hap zjarr ndaj klientëve.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të vdekur dhe atyre të plagosur, por as identiteti i autorit të ngjarjes.





