Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet pasditen e sotme në orën 16:30.
Në Asamblenë që do të mbahet në ambientet e ‘Xibraku’ në Tiranë, pritet që të merren disa vendime në lidhje me kabinetin qeveritar.
Për punimet e Asambles së PS-së nuk ka një axhendë zyrtare, por dihet se kryeministri Rama do të mbaj fjalën e tij, e cila do të publikohet në rrjetet sociale të PS-së.
Por në mbledhjen e sotme pritet që të bëhen publike emrat e sekretarëve të rinj në parti si dhe axhenda e PS-së në lidhje me këtë vit qeverisës.
Nuk përjashtohet mundësia për ndryshim të kabinetit, ndërkohë që deri më tani nuk ka asgjë publike.
Po ashtu Asambleja pritet që të thërrasë dhe Kongresin në fund të këtij muaji për të miratuar ndryshimet e sotme.