Është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve që ka marrë në shqyrtim masat anti-covid.
“Përkeqësim i lehtë, niveli i masave shtrënguese do të mbetet i njëjtë, Komiteti kërkon zbatimin me rigorozitet të mëtejshëm. Për sa kohë këto zbatohen nuk ka vend për të shtrënguar masat”, tha Rakacolli. Pra ora policore do të jetë deri në orën 23:00 siç ka qenë në këtë gjithë këtë periudhë.
Duke nisur nga data 1 nëntor, të gjithë personat mbi 60 vjeç që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid dhe kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë, mund të kryejnë të tretën.
Vendimi është marrë sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Gjithashtu është vendosur që të ftohen të gjithë fëmijët mbi 16 vjeç si dhe fëmijët 12-15 vjec që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur sot pas shqyrtimit të vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit që:
1. Personat që janë mbi 60 vjec të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se sa 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, sipas udhëzimëve që jep ISHP, duke nisur nga 1 nëntori.
2. Fëmijët që janë mbi 16 vjec do ftohen për t’u vaksinuar gjithmonë me rekomandimin e mjekut, miratimin e prindit duke nisur nga 1 nëntori.
3. Do ftojmë për vaksinim dhe fëmijët 12-15 vjec që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit”, tha zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.